Che ne sarà di noi?
Mi chiedo di fronte a tanta inumana cattiveria
illogica. Forse
Dove non può la mente, può il cuore.
La poesia del Natale per cercare nuove rinascite.
Ku
jemi e vemi!?
Ishin t’ujur
përdhè, në mes të xhadésë - Rruga Romë. Denin
se qytetarët t’e dinin se çë nga 45 ditë ishin në grevë për të pasur një rritje
të së paktës rrogë të tyre. Gjithnjibashku tetë xhipse Alfa Romeo ar 51 ‘E lëna’
të repartit ‘E shpejta’ u sulën si rrufeja mbi manifestuesit, çë pak u lips se i
vënin përposh rrotavet.
Si bisha u zdripën policat me zinxhirë te duart dhe i
jipnin grevistëvet goditje mbi krye dhe mbi shpinat: ishin të shumtën e herëvet
ish-mëditës kloftë të keqpaguarit punëtorë kloftë të keqpaguarit policat.
Pra erdhi qëroi në të cilin rroga
vate tue u rritur, orët pune u shkurtuan, sigurimet shoqërore dhanë më garancì
klënies dhe puna u bë pak më e lehtë. “Një mërakull”, u tha, “mërakulla
ekonomike –bumi” por edhé qëroi kur ndërsa kish kush vejë tue folë për
revolucion, kish kush, tue qindisur nën shtrojën, vejë tue ndërruar logjikën e
kapitalizmit, bërë i shfrenuar nanimë nga të zotë të paemra.
Ndërruan zakonat sepse ato të mëparshmet
ishin bërë të l/josta dhe të ngushta të duroheshin dhe leu kundërshtimi
kundërborgjez të të rinjvet borgjez – gjashtëdhjetë-e-teti – çë bëri më i
lëshuam njeriun. Dukurìa ë’ edhè sot vepruese dhe bërë paradoksale: e drejtë trethumboreje,
seksi të lirë dhe martese homoseksuale. Dhe këta tituj përfytyrohen si më emancipues
se krimet ekologjikë, tregtarë dhe të
konsumizmit o shumëllojshmet lufta të pashpallura por në veprim në më të madhen
pjesë të planetit. Ndërsa presioni kundërborgjez nxit kryqëzata të vazhdueshme
kundër familjes, Shtetit, fesë dhe morali borgjez. Dhe rritet varfërimi i
liceut dhe të universitetit të përshtatur paradigmës së sh(ë)plarë të firmës
dhe të ndërmarrjes.
Konsumizmi, kënaqësìa e
pakufishme, shndërrimi në mall të së vërtetës së kurvëruame, çë nanimë i
thërresim atò ‘globalizim’, dëftojnë kolonizimin total të imagjinarit nga ana e
logjikës së të sotmit hiperkapitalizëm. Kjo shkrijti skemat të përfaqësìsë politike,
sepse sot kapitalizmi ë’ totalitarizëm i përsosur.
Nëse e djathta *zumon
(thekson) mbi shprehjen economike, qendra mbi atë politike, e majta mbi atë kulturore, i bashkëpranuami tipar
financiar totalizues bëri të zhdukej antiteza klasike ndër e djathta dhe e
majta sepse nanimë të dyja shprehin në mënyrë të glitshme të njëjtën pikëpamje të
zonjë të Botës. ‘Dialektika’ politike duket e katandisur në një pantomimë ndër
një shoqërì civile, e pambrojtur spektatore të prapavjtjes së vet, shushatur
nga refrene sfondi të ankthshme, të errët, si ‘ngë ekzistojnë alternative’ o ‘e
kërkon tregu’, çë kujtojnë ato të korit të tebanevet te një qytet nën shtetrrethim
(“si do t’jetë e nesërmja jonë?”), dhe një shtresë politike çë dëfton me
mburrje se synon ‘a priori’ ruajtjen e privilegjevet të vetë-dhënë paturpësisht
të shtuam dal’e dalë me qëroin.
Atrofìa e mendimit politik dhe të
dalit jashta hegjemon të pakundërshtuam të interesavet ekonomo-financiarë të
veçantë gjimsa të fshehur kanë buruar një sistem laksist ndërkombëtar, sipërkombëtar
dhe kombëtar, çë pa ndonjë gjykim paraprak heq, vë mënjanë kujdesin për të
mirën e përbashkët, dhe çë lë jashtë nga cikli veprues dhe prodhues një pjesë
të madhe të brezavet të ri, tue përunjur atë, megjithë se të jetë më e
cilëzuame për të i bërë ballë kompleksën shoqërì planetare pas-moderne, e të
cilës është pjesa e vetëdijshme dhe kompetente ‘hub-lidhës’ në gjëndje të ndihë
te të kontrolluarit dhe të orientuarit në pozitiv sistemet globale. Gjithë kjo,
ka vënë në rrezik përballueshmërìnë ekonomike planetare e ardhëshme, e të cilit
gjëndja lufte o përplasjeje të përhapura janë shenja paralajmërues.
Për njeriun njëjtësìa e vet (dhe
pra gluha), pjesa më e brëndshme e njerut, ajo çë e lidh me Kozmin dhe çë i
jepë Kozmit frymën vetjake, bëhet një barrë çë mëshon, ftesore të pafuqìsë së
sotme. Pa besim, si ë’, ë’ shtytur të
krahasohet me modele planetare, të shpallurë fitimtarë nga ‘media-t’ çë mprehin
papërshtatjen ekzistenciale. Një prishje shpirti, çë mënd t’e sjellë të
mendojë, ngaherë më shumë, se ftesa e të keqes së tij rri te vetveta.
Asimilimi mendimesh përrallorë, në
dukje koherentë por çë bëjnë kontrast me realitetin, dhe bindjesh të
pandryshueshme kloftë nëpër logjikën, kloftë nëper përvojën, bën të plasë forma
o jermìe vetëvrasëse te vetmìa o të tërbuame reagime vrasëse pastrimi
fondamentalist ngë bën ndryshim por çë janë fryt idiot të të menjëhershmen çrrenjosje
nga paradigmat ndoshta të thyeshme dhe jo më të përshtatshme por të lashta. “Si
do t’jetë e nesërmja jonë?”, i pyej vetes prifti i ri syrian përpara ndodhjes nga
dukja pa zglidhje. As edhé besa te Perëndìa i tij mënd të bëjë të rilulëzojë
sprënxa përpara njëi ligësìe çnjerëzore kaq të madhe.
Dove
stiamo andando!?
Erano seduti per terra, in mezzo alla
strada principale - Via Roma. Volevano che la cittadinanza sapesse che da 45
giorni erano in sciopero per ottenere un aumento per il loro misero salario.
Tutt’a un tratto otto camionette fuoristrada Alfa Romeo ar 51 ‘Matta’ del
reparto ‘Celere’ fulminee piombarono sui
manifestanti, quasi a metterli sotto le ruote. Come furie scesero i questurini
con catene in mano e menavano i scioperanti con colpi sulle testa e sulla schiena:
questi erano perlopiù ex-braccianti agricoli sia i malpagati operai che i
malpagati poliziotti.
Poi venne il tempo in cui la paga
andò crescendo, le ore di lavoro diminuirono, le previdenze sociali diedero più
garanzie all’esistenza e il lavoro divenne un po’ più leggero.
“Un miracolo”, si disse, “il miracolo
economico - il bum” ma anche il tempo in cui mentre c’era chi andava parlando
di rivoluzione, c’era chi, tramando nell’ombra, andava cambiando la logica del capitalismo,
ormai reso disinibito da padroni anonimi.
Mutarono anche i costumi perché
quelli di prima erano diventati lisi e stretti da sopportare e nacque la
contestazione antiborghese dei giovani borghesi - il sessantotto - che rese
l’uomo più licenzioso. Fenomeno tuttora operante e reso paradossale: diritto
allo spinello, al sesso libero e al matrimonio omosessuale. E questi titoli
sono concepiti come più emancipativi che non i crimini ecologici, mercantili e consumistici
o i vari tipi di guerre non dichiarate ma in atto nella maggior parte del
pianeta.
Mentre la pressione antiborghese promuove continue crociate contro la
famiglia, lo Stato, la religione e la morale borghese. E cresce il
depauperamento del liceo e dell’università conformate al piatto paradigma
dell’azienda e dell’impresa.
Il consumismo, il godimento
illimitato, la mercificazione della verità prostituita, che chiamiamo ormai
‘globalizzazione’, mostrano la colonizzazione totale dell’immaginario da parte
della logica del ipercapitalismo odierno. Ciò ha liquefatto gli schemi della
rappresentanza politica, perché oggi il capitalismo è totalitarismo realizzato.
Se la destra zuma sull’espressione economica, il centro su quella politica, la
sinistra su quella culturale, il condiviso tratto finanziario totalizzante ha
fatto scomparire l’antitesi classica tra destra e sinistra poiché ormai entrambe
esprimono in modi simili la stessa visione padrona del mondo.
La ‘politica
sembra ridotta ad una pantomima tra una società civile, inerme spettatrice della
propria regressione, intontita dai refrain di fondo ossessivi, lugubri, come ‘non
esistono alternative’ o ‘lo chiede il
mercato’, che ricordano quelle del coro delle tebane d’una città sotto assedio
(“che ne sarà di noi?”), e un ceto politico che mostra ostentatamente di mirare
a priori alla conservazione degli impudentemente auto-attribuiti privilegi lentamente
aggiunti nel tempo.
L’atrofia del pensiero politico e
l’emergere egemonico incontrastato degli interessi economico-finanziari particolari
semi-occulti hanno scaturito un sistema internazionale, sovranazionale e
interno lassista, che senza alcun discernimento preliminare aliena, mette da
parte la cura del bene comune, e che esclude dal ciclo operativo e produttivo molta
parte delle nuove generazioni, umiliandola, benché sia più qualificata ad
affrontare la complessa società planetaria post-moderna, di cui è consapevole e
competente ‘hub-connettore’ capace di contribuire a controllare ed orientare in
positivo i sistemi globali. Tutto ciò, ha minato la sostenibilità economica
planetaria futura, di cui lo stato di belligeranza o di conflittualità diffuse sono
il segno premonitore.
Per l’essere umano la propria identità
(e dunque la lingua), la parte più interna dell’essere umano, quella che lo
lega al Cosmo e che dà al Cosmo l’anima personale, diventa un ingombrante
fardello, colpevole della sua odierna impotenza. Sfiduciato, com’è, viene
spinto a confrontarsi coi modelli planetari, proclamati vincenti dai ‘media’ che
acuiscono il disagio esistenziale. Una frustrazione, che può condurlo a pensare,
sempre di più, che la dialettica colpa del suo male risieda in se stesso.
L’assimilazione di affabulate opinioni,
in apparenza coerenti ma contrastanti con la realtà, e di convinzioni immodificabili
sia attraverso la logica sia attraverso l’esperienza, fa esplodere forme o di
delirio suicida nella solitudine o di invasate reazioni assassine di
purificazione fondamentalista non fa la differenza ma che sono frutto idiota del
repentino sradicamento dai forse fragili e non più adeguati ma antichi paradigmi.
“Che ne sarà di noi?”, si chiedeva il
giovane prete siriano di fronte alla situazione apparentemente senza soluzione.
Neanche la fede nel suo Dio poteva far rifiorire la speranza di fronte a tanta
inumana cattiveria.
Nessun commento:
Posta un commento