StatCounter

domenica 28 novembre 2010

Sfera sessuale e sfera della produzione

Sindromë homologim
Sfera seksuale dhe sfera e prodhimit
di Paolo Borgia

Kur, ndo’ dhjetë vjet prapa, shkruajta artikullin “Ki mëshirë…”, disa elemente ambiental ishin tërësisht të ndryshëm. Kush shkruajë, kish dhjetë vjet më pak, vajza e tij ish ende çupë, buka her’e herë lipsej, fuqitë ngë vejnë tue u shuar dhe sprënxa tek e ardhmja ish e patundur.
Pra shkuan vitet, vajza u rrit, buka u mbush me mishra etj., por edhe sot djemtë janë pa punë dhe vajzat rriten e mblaken pa u martuar. Përveç kësaj, për të plotësuar kuadrin e dramës, prindërat megjithëse kanë rruar/rrojtur një jetë e tërë, sot, me gjithë ndryshimet e përparimit tepër të shpejtë, janë zbrazur nga përvoja e mbledhur, pse ajo u bë e papërshtatshme për Botën e sotme.
Në një situatë të tillë çdo lëvizje, çdo kërkim mënt të jëtë i kotë, nëse ngë bëhet një analizë prapavajtëse në brëndësinë e njeriut, tue shkulur dhe tuke kërkuar të mënjanohet gjithë atë çë vjetet /mbetet te thelbi i problemit. Kështu, kur të kemi bërë një udhëtim tek e shkuamja e lashtë, më larg se te Gjeneza 3.16-19, kam besë se ngë mënt të vemi (për Gjenezën flasim vetëm sipas domethënies eciologjike). Ky njeri i ditur, çë shkruajti ato fjalë pak o shumë 3500 vite më parë se njeriu teknologjik i sotëm, të paktën pati një problem: problemin t’e ndëlgojnë gjithë tjerët njerëz të ditur e të paditur të qëroit të tij.
Sot atë mendim mën’t’e shprehim kështu: vepra e çdo njeriu mënt të futet te dy sfera, sfera e punës dhe ajo e riprodhimit, d.m.th. sfera seksuale. Kam besë se kjo rregull është dhe do të jetë e vlefsme për çdo njerì, për çdo qërò historik, për çdo vend, për çdo kulturë, për çdo besim fetar o ideologjik: njerìu me këto vepra bëhet subjekt historik, protagonist të historìsë së vet dhe të Gjithësìsë.
Sfera e punës është pjesa e njeriut më e studiuar dhe më e njohur. Te qëròi historik e ndofta parahistorik njerìu punon, njeriu kërkon vende të ri ku vete e punon o kërkon se të jenë tjerët të punojnë, bën luftëra për të shfrytëzuar punën e tjerëvet, ndërton shkalla shoqërore, organizon shtete dhe perandorì (shih atë romake) dhe bën konkurrencë njeri me tjetrin. Por njerìu punon gjithmonë te historìa ngjera te ditët e sotme, kur puna zhduket dal’e dalë nga gjithë Bota. Kështù dëftohet se sfera e punës do e mos do ka një tipar, një karakter botëror-kozmopolit.
Përkrahu sferës së punës zhvillohet sfera e riprodhimit: pjesa më e rëndësishme e jetës dhe të historìsë, pse na siguron të ardhmen o vijën e absolutit metahistorik. Kjo mban lidhur njerìun në mes dy caqesh: nga njera anë thirria, nxitja natyrore e nga ana tjetër çudìa (krh.Totem e tabù: Froidi).
Çdo popullsì zhivillon glatë historìsë një botëndëlgim të veçantë përsa i përket kësaj sfere që lith çdo individ të grupit me rregulla të rrepta, çë qëndrojnë për mijëra vjet edhè kur kjo popullsì pëson shkatërrime o është nënshtruarr nga tjera popullsì. Vetëm te të sprasmet qëronje në embër të njëi homologimi të spërndarë nga mjetet masiv komunikimi, kjo sferë e rëndësishme si edhè tjerat pjesë e kulturës venë tue u shuar dhe njerìu ndihet i pamundshëm për të përballuar gjellën e vet: njeriu ndodhet i papërshtatur.
Te ky kontekst mënt të vëmë ato lëvizje çë lehen vetvetiu te gjithë skajet e Tokës për të kundërshtuar shkuljen e kulturavet dhe për të ruajtur atë çë thërresim njëjtësì, ku duhet futur edhè sfera e riprodhimit.
Me një fjalë: njerìu ia del fitimtar te sfera e punës vetëm kur ai di të zhvillojë mundësìtë e veta për punën dhe kjo ndodhet vetëm kur ai bindet se është subjekt historik: por kjo ndodhje, megjithëse dallohet për karakterin botëror-kozmopolit nga sfera e riprodhimit, vërtetohet në mënyrë komplementare me këtë sferë.
Kështù, për shembull, kur flasim për Arbërìnë çë rron, ngë bëjmë fjalë për atà njerëz çë banojnë në Vakaric, në Rrur o në Horën e Kundisës, por për atë njerì çë rron brënda njëi ideje nga e cila zhvillohet gjithë jeta e tij; si thot edhè P. Tiliç kur flet për “the absolut concern”. Një idè çë mban njeriun e gjallë, çë lith njeriun me të shkuamen e vet dhe e siell drejt së ardhmes. Një idè çë pra është ai vet si njëjtësì, njëjtësì e individit, çë bashkë më tjerët përbën kombin.

_______________’95
Paolo Borgia

Sindrome omologazione
Sfera sessuale e sfera della produzione
di Paolo Borgia

Quando, una decina di anni fa, scrissi l’articolo “Abbi pietà...”, alcuni elementi ambientali erano completamente diversi. Chi scriveva, aveva dieci anni di meno, sua figlia era ancora adolescente, il pane talvolta mancava, le forze non andavano spegnendosi e la speranza nel futuro era ferma.
Poi passarono gli anni, la figlia crebbe, il pane si riempì di carne ecc., ma ancora oggi i ragazzi sono senza lavoro e le ragazze crescono e invecchiano senza sposarsi. Oltre a ciò, per completare il quadro del dramma, i genitori sebbene abbiano vissuto una intera vita, oggi, con tutti i cambiamenti d’un progresso troppo rapido, sono svuotati dell’esperienza accumulata, poiché quella è diventata inadatta al mondo odierno.
In tale situazione ogni movimento, ogni ricerca può essere inutile, se non si fa una analisi regressiva all’interno dell’essere umano, estirpando e cercando di enucleare tutto ciò che è superfluo rispetto all’essenza del problema. Così, quando abbiamo fatto un viaggio nel passato antico, più in là di Genesi 3.16-19, credo che non potremo andare ( per Genesi 3.16-19 parliamo soltanto del significato eciologico). Questo dotto essere umano, che scrisse quelle parole più o meno 3500 anni prima dell’uomo tecnologico odierno, ebbe perlomeno un problema: il problema d’essere compreso dagli altri esseri umani dotti o indotti del suo tempo.
Oggi quel pensiero lo possiamo esprimere così: l’azione di qualsivoglia essere umano può essere inserita in due sfere, la sfera del lavoro e quella della riproduzione, cioè la sfera sessuale. Credo che questa regola è e sarà valida per ogni essere umano, per ogni tempo storico, per ogni luogo, per ogni cultura, per ogni fede religiosa o ideologica: l’essere umano con queste azioni diventa soggetto storico, protagonista della storia propria e dell’universo.
La sfera del lavoro è la parte dell’essere umano più studiata e conosciuta. Nel tempo storico e forse preistorico egli lavora, cerca posti nuovi dove va a lavorare o cerca che siano gli altri a lavorare, egli combatte per sfruttare il lavoro degli altri, costruisce scale sociali, organizza stati e imperi (vedi quello romano) e si fa concorrenza l’uno con l’altro. Ma l’essere umano lavora sempre nella storia fino ai giorni nostri, quando il lavoro scompare piano piano da tutto il mondo. Così si dimostra che la sfera del lavoro vuoi o non vuoi ha una fisionomia e un carattere mondiale-cosmopolita.
Accanto alla sfera del lavoro si sviluppa la sfera della riproduzione: la parte più importante della vita e della storia, poiché ci assicura il futuro o la linea dell’assoluto metastorico. Ciò costringe l’essere umano tra due limiti: da una parte la vocazione, lo stimolo naturale e dall’altra la meraviglia (cfr.Totem e tabù: Froid)
Ogni popolazione sviluppa lungo la storia una concezione peculiare a riguardo di questa sfera che lega ogni individuo del gruppo con regole rigorose che restano per migliaia d’anni anche quando questa popolazione subisce sconvolgimenti o è sottomessa da altre popolazioni. Solo negli ultimi tempi in nome di una omologazione diffusa dai mezzi di comunicazione di massa, questa sfera importante così come le altre parti della cultura si vanno spegnendo e l’essere umano si sente impotente ad affrontare la propria vita: l’essere umano si trova disadattato.
In questo contesto possiamo porre quei movimenti che nascono spontaneamente in tutti gli angoli della Terra per contrastare l’estirpazione delle culture e per conservare ciò che chiamiamo identità, nella quale va collocata anche la sfera della riproduzione.
In breve: l’essere umano è vincente nella sfera del lavoro solo quando è in grado di sviluppare le proprie possibilità e ciò accade solo quando egli si convince d’essere soggetto storico: ma questa circostanza, nonostante si distingua per il carattere mondiale-cosmopolita dalla sfera della riproduzione, si attua in modo complementare con questa sfera.
Così, per esempio, quando parliamo dell’Arberia che vive, non si tratta di coloro che risiedono a Vaccarizzo, Ururi o a Contessa, ma di colui che vive dentro una idea dalla quale si sviluppa tutta la sua vita; come dice anche P. Tillic quando parla di “the absolut concern”. Una idea che tiene l’essere umano vivo, che lo lega con il proprio passato e lo reca verso il futuro. Una idea che poi è egli stesso come identità, identità dell’individuo, che insieme con gli altri costituisce la nazione.

_______________’95
Paolo Borgia

Nessun commento:

Posta un commento