StatCounter

martedì 26 luglio 2016

Energji e re ! - Nuova energia ! ... ... di Paolo Borgia

Forse le stagioni sono cambiate ma il vento di zeffiro, il vento estivo, è venuto 
e ci ha persino portato nubi e pioggia.
Ma già il capo d'anno, il capo di agosto, è prossimo e porterà con sé l'inizio di nuove attese.
Il sole alto a oriente è l'allegoria liturgica del giorno di Natale:
è forse un invito a non stancarci di guardare oltre il nostro orizzonte.
Buone feste agostane.
Paolo Borgia

Energji e re!
Janë të parët vite  e “gjashtëdhjetit”. Pas njëzetvjeçar nga fundi i luftës botërore pritet me besim se me 1968 do të realizohen te laboratorët Lebedev dhe tek ata të Los Alamos prototipet fillestar e centralevet atomike me “shkrirje” të pastër. Në fund, sot çë kanë shkuar 50 vjet nga ahjerna ngë u ka ende gjetur te laboratorët CERN asnjë zglidhje të vlefshme për problemin e “përmbajtëses”, skarës jomateriale për bërthamën atomike të shkrirë dhe me temperaturë miljonësh gradë, nga e cila mirret energjia e rrezatuame. Ashtu sot njohim përbërjen infinitezimale të lëndës dhe të kundërlëndës: por sa pasuri ekonomike dhe sa të qosme njerëzore u kanë nxjerrë njerëzimit dhe kërkimit më të afërt me të duhurat njerëzore më themelore!
Me burime shumë më të varfëra, të jokrahasuashëm, u kanë realizuar mbledhës energjie të rrezatuame nga dielli, “dritë” çë arrën te Bota në pak më shumë se 8 minute. Pas të parëvet të stërholluam panele diellor sot kemi më të thjeshtat llamarinë dhe ngjera edhe produkte industral të mashuam në qeramidhe (tjegulla) për trashëgimet çë ngë mënd të ngiten te qendrat historike të Bukurvendit.
Energji të ripërsëritshme, energji elternative ngë janë më slogan, shprehje reklamësh por forma të reja “lëndësh djegëse” çë pakësojnë të duhurit bio, fosil dhe bërthamor.
Konkreti realizim panelesh diellor për përdorimin shtëpiak dhe të përhapurit të shpejtë impiantesh me kosto ekonomikisht fitimprurës ka kapur në befasi nga zlliba mega-zyrat vetë-referuese për planifikimin e shoqerivet të mëdha për prodhimin e mjetevet transporti dhe për shpërndarjen e energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë në veprim, çë siell planetin dhe banorët të tij në mbrojtje nga të pakthyeshëm fenomene degjenerimi atmosferik të pakontrolluar por të shkaktuar, pa pikë dyshimi, nga prishja e prodhuame nga stili i pakursyer të jetës së njeriut. Të duash o jo, ë’ gjë e sigurt se thjeshtësia përdorimi në autonomi të plotë të energjisë çë vjen nga dielli është shumë fitimprurës të paktën mbi gjithë brezin, zonën planetare e përfshirë në mes gjerësitë 41° Verì dhe 41° Jug. Pë të dy rripat e jashtëm efektshmëria vete tue u pakësuar tue vatur drejt të dy Rrathët Polar, mbatanë të cilëvet mbi kësulat, si dimë, për gjashtë muaj dielli zhduket dhe për të tjerët gjashtë muaj ngrëhet mbi orizontin vetëm ngjera te 23° 27’. Për të tejkaluar këtë deficit pikërisht te pjesa e banuar me më dendësì, ndoshta mënd të mendohet një ndërrim të energjisë diellore te zona konvergjence ndërtropikale (ZKNT) për të prodhuar hidrogjen elektrolitik për t’e përdorur në zona të largëta si lëndë djegëse por çë ngë prodhon famëkeqin dyoksid karboniku (qymyri) por ujë.
Sot kemi arritur rezultate me sigurì pozitiv me kosto të arsyeshme, çë venë tue përparuar kloftë nga pikëpamja teknike, si edhe për përplasjen me ambientin. Por ndoshta shumë njerëzve hyrja e shpejtë te tregu të këtij transformimi radikal i krahasueshëm për rëndësi me shpikjen të motorevet endotermik të shekujvet të shkuam ngë i ka sigurisht pëlqyer.
Ngë flas vetëm për ata çë duhet të ndërrojnë punë për t’u përshtatur situatës së re, çë erdhi e u përcaktua. Jo! Flas për ata Vende prodhues nafte, për të cilët lënda djegjëse e vjetër është burimi kryesor në zotërim të tyre në mos e vetmja. Çë do të jetë për ata kur nxjerrja e naftës do të pakësohet për kërkesën më e vogël të tregut botëror?                 
Nga Dien Bien Phu ngjera të vijmë te ditët e sotme ‘luftërat’ dëftojnë një kontekst-hje bashkëanësor jo i deklaruar por i pranishëm për akaparimin trajtimesh të privilegjuar çë kanë një kosto dhe një vuajtje të shtuase mbi popullsìnë të vendit çë i pëson.
Vendet ku luftohet sot janë ndryshe nga Jug-Lindja Aziatike pse janë zona klimatike të tharta: vetëm Mesopotamja është e qosme uji dhe ndoshta për këtë arsye ësht’e pëson çë nga 25 vite rraskapitësin martirizim shkatërrimi, gjindesh të lëvizura nga shpitë dhë të vdekurish.    
Ngjarjet e fundit, pra, kanë në vete një gjëndje kundërshtimi çë del aq për sa janë drejtuar me ngathëtì dhe me sajimsì. Mjafton të mendojmë çë kur kërkesa nafte ish e shtangët dhe si për çudì çmimi ish caktuar nga blerësit perëndimor pa kundërshtim nga pronar-shitës të paktën ngjera te themelimi i OPEC. Sot çë kërkesa vete tue u ul/njur me ngulm pas futjes së fotovoltaikut, rritet posaçërisht nxjerrja nga nëndheu, për të bërë të shembet çmimi i shitjes.                       
Shih(/ja)! Për të dhënë fuqi vizatimit, duhet të përfshihen popullsìtë me një arsye fisnike.

Çë ka  më fisnike se besa, feja!?
Kloftë, pra! Por kjo është feja e perëndìsë Parà.

Nuova energia!
Sono i  primi anni del ‘sessanta’. A quattro lustri dalla fine della guerra mondiale si attende con fiducia che col 1968 che si realizzino nei laboratori Lebedev e in quelli di Los Alamos i prototipi rudimentali delle centrali atomiche a “fusione” pulita. Oggi dopo quasi 50 anni da allora non si è ancora trovata nei laboratori CERN di Ginevra nessuna soluzione valida per il problema del “contenimento” immateriale del nocciolo atomico fuso e a temperatura di milioni di gradi, da cui si capta l’energia irradiata. Oggi, così, conosciamo la composizione infinitesima della materia e dell’antimateria ma quante risorse economiche ed umane sono state sottratte all’umanità e alla ricerca più prossima alle istanze umane più terranee!
Con risorse molto inferiori, non confrontabili, si sono realizzati raccoglitori di energia irradiata dal sole, “luce” che giunge sulla Terra in poco più di 8 minuti. Dopo i sofisticati primi pannelli solari oggi abbiamo le più semplici lamiere economiche e persino i manufatti mimetizzati in “tegole” utili per gli intoccabili patrimoni dei centri storici del Belpaese.
Energie rinnovabili, energie alternative non sono più slogan, espressioni pubblicitarie ma nuove forme di “combustibile” che riducono il fabbisogno di bio, fossile e nucleare.
La concreta realizzazione di pannelli solari per uso domestico ed il rapido diffondersi di impianti a costi economicamente vantaggiosi ha letteralmente spiazzato gli auto-referenziali mega-uffici di pianificazione delle grandi società per la produzione di veicoli e per la distribuzione di energia elettrica.              
Si tratta di una vera rivoluzione in atto, che conduce il pianeta e i sui abitanti al riparo da  fenomeni irreversibili di degenerazione atmosferica incontrollata ma originata, senza alcun dubbio, dallo spreco prodotto dal prodigo stile di vita dell’uomo. Piaccia o no, è certo che la semplicità di gestire in completa autonomia l’energia proveniente dal sole è  vantaggiosissima almeno su tutta la fascia planetaria compresa tra le latitudini 41° Nord e 41° Sud. Per le due cinture esterne l’efficacia va riducendosi mano a mano che si va verso i due Circoli Polari, oltre ai quali sulle calotte, come sappiamo, per sei mesi il sole scompare e per gli altri sei mesi si alza sull’orizzonte solo fino a 23° 27’. Per superare tale deficit proprio nella parte più densamente abitata, forse si può pensare ad una conversione della energia solare disponibile nella zona di convergenza intertropicale (ITCZ) per produrre idrogeno elettrolitico da utilizzare in zone remote come combustibile che, però, non produce la famigerata anidrite carbonica ma acqua.
Oggi siamo giunti a risultati certamente positivi a costi ragionevoli, che vanno progredendo sia dal punto di vista tecnico, come pure per il minor impatto ambientale. Forse, però, a molti la rapida entrata nel mercato di questa  radicale trasformazione paragonabile per importanza alla invenzione dei motori  endotermici dei secoli trascorsi non è certo piaciuta.
Non parlo soltanto di coloro che devono cambiare lavoro per adeguarsi alla nuova situazione venuta a determinarsi. No! Parlo di quei Paesi produttori di petrolio, per i quali il vecchio combustibile è la principale risorsa in loro possesso se non l’unica. Che ne sarà di loro quando l’estrazione del petrolio si ridurrà per la minor richiesta del mercato mondiale?
Da Dien Bien Phu a venire ai giorni nostri le “guerre” mostrano un contesto-ombra collaterale non dichiarato ma presente per l’accaparramento di trattamenti privilegiati che hanno un costo e una sofferenza aggiuntive sulle popolazioni del luogo che le subisce.
I luoghi di belligeranza odierni differiscono dal Sud-Est Asiatico per essere zone climatiche aride: solo la Mesopotamia è ricca d’acqua e forse per questo motivo sta subendo da 25 anni  il logorante martirio di distruzione, di sfollati e di morti.
Le recenti vicende, poi, hanno in sè una contraddittorietà che emerge per quanto sono maldestramente ed artificiosamente gestite. Basti pensare a quando la domanda di petrolio era rigida e singolarmente il prezzo era fissato dai compratori occidentali senza che i possessori-venditori si opponessero, almeno fino alla fondazione dell’OPEC. Oggi che la domanda va costantemente calando dopo l’introduzione del fotovoltaico, si aumenta appositamente la estrazione dal sottosuolo, facendo crollare il prezzo di vendita.
Ecco! Per dar forza al disegno, bisogna coinvolgere le popolazioni con una nobile causa.
Che c’è di più nobile della religione!?
E sia! Ma questa è la religione del dio Denaro.

Nessun commento:

Posta un commento