Un
popolo arrivato da oriente
(articolo pubblicato sulla Rivista Diocesana di
Mazara del Vallo:
N. 16 del 20 Novembre 2016: Rivista Diocesana Mazara del Vallo
(articolo pubblicato sulla Rivista Diocesana di
Mazara del Vallo:
N. 16 del 20 Novembre 2016: Rivista Diocesana Mazara del Vallo
Një
popull çë vjen nga lindje
Nga Parku i Normandëvet, e sotmja Altofonte periferì
sipër Palermës, tue u hypur për ndonjë kilometër glatë udhës automobilistike, arrihet
gjithnjibashku te burimet i Belìçit të djathtë. Pas pak kilometra duket një
rrafshnaltë(llanë) jo më i madh se 25 kilometra katrorë, Fusha, kurorëzuar nga
një katërbrinjësh malesh, te angonat e të cilit hapen grykë ndaj botës së
jashtme. Një liqen artificial pështron për një e tretë pjesën e tatëpjetë
jug-lindore, kurse mbi anë perëndimore te rrëzat e malit të Picutës dhe Xaravulit,
glatë tracerës bretërore për
Monreale është ngallmuar Hora, e përgjumur. Paraç/baras për gjithqish me të tjerët vendbanime kodrinore e Siçilìsë, të çudit për të shumtat klishë, të gjitha stisur te dy shekujt pas themelimit të Horës në 1488. Klisha çë më shumë bie në sy, e lehtë dhe solemne ë’ katedralja e Eparkìsë greko - bizantine së Horës së Arbëreshëvet (të Klishës së Arbëreshëvet - Albanesi d’Italia -, e dashur nga Koncili Vatican II dhe çë respekton parësìnë dashurìe e Papës së Romës).

Në ditët
tona emigrojnë veta të vetme. Kurse, më parë lëviznin grupe, bashkësì me ngushëllimin
e priftëravet të vet. Selìa e Shejte dhe mbreti i Napulit, megjithë i pafshehuri
mosdurim të baronëvet dhe të peshkopëvet - baronë vurën në jetë çdo mjet për të
mos ish penguar pritja. Respekti reciprok me popullsìtë vendëse la të
porsaardhurit, “Arbëreshtë” të mbajnë e gjallë gluhën e vet dhe besimtarìnë frimëzuar
nga ‘papas’ (priftëra e ritit londor). Aktiviteti kulturor ngë kle kurrë
ndajtur nga jeta besimtare përbërëse të njëi e bukur pjesë të qosmës njëjtësore
të Arbëreshëvet. Çë për sa ka, në të vërtetë, ata mburren se erdhën në Italì
për të ruajtur besën e tyre: për gjithqish paraç/baras ma atë latine por çë
shquhet për ritet liturgjike Greko - bizantine.
Thelbi i të cilavet është
sakramenti i Liturgjisë Hyjnore: teksti i të cilës shfaqet te gjithë shkëlqimi
i ‘pontifikalit’ diellor sidomos për Pashkë. Te kjo rrethanë gratë mbështillen
me të lashtat pethka cerimonie, i veçanti kostum mbretëror, krenarì femërore të
Fushës së Arbëreshevet -
Nessun commento:
Posta un commento