StatCounter

mercoledì 2 settembre 2015

Kush ndot paguan - Chi inquina paga ... ... di Paolo Borgia

Oggi 2 settembre Hora festeggia la scampata morte da un terremoto di un tre secoli fa, che distrusse le case del paese ma grazie all’intervento di Maria Odigitria i fedeli raccolti nelle chiese si salvarono.
Il suo grande manto azzurro (ma anche rosso) sorretto da due angeli mi sembra deporre di più per Maria Platytera, la patrona del Creato.
Un gigantesco simulacro laminato in oro viene portato a spalla per il paese da robusti giovani per scongiurare future disgrazie.
Ma giusta la devozione, altre azioni responsabili occorrono per difendere la salute della nostra casa comune, la Terra tutta.

Ciao Paolo
Kush ndot paguan

Konferenca ndërkombëtare e Parisit për klimën: KOP21

Vetëm ndonjë i ‘zbutur’ ekspert nanimë mohon me kryengurtësìnë e mushkut dobësìnë e qartë çë shtyp planetin tënë. Dihet, disa punë dhe interesa mënd të jenë dëmtuar rëndësisht nëse vehet e vëhen në jetë masa ruajtjeje për rruzullin tokësor. Kujdesi i matur me të cilin dal’e dalë ka vatur e u fituar idéja se njeriu ia bënë të shkatërrojë gjellën mbi Tokën ka dashur më shumë se gjashtëdhjetë vjet, për të bërë të bjerë muri i mosbesimit të parë pothuajse total. Në të sosurit, përpara qartësìsë por në mes heshjesh të panumërta, u bë mendim i përbashkët se gjagjë duhet të jetë bërë nga gjithë Vendet për të shtëmengur(shmangur) të mundshmen katastrofë planetare çë ësht’e na vjen.
Shpresa nanì vete tek e ardhshmja Konferencë ndërkombëtare e Parisit për klimën: KOP 21. Kjo ë’ e njëzetenjëta konferencë përvitshme e palëvet, organi i Konventës kuadër së Kombevet të Bashkuar për ndërrimet klimatike, traktati çë ka ngjitjen e 196 Vendeve dhe çë hapi firmavet glatë Konferencës për ambientin dhe zhvillimin e Rio-de-Zhanejro-s, në Brazil, te 1992. E para KOP u mbajt në 1995. Ja pse ajo çë ka mbahet në Paris nga 30 nëntori ngjera 11 dhjetori 2015 ë’ numëruar 21. Këtu përfaqësuesit e Vendevet kanë të marrin vendime çë kish të rallosnin ndotjen prodhuar nga veprimtarìa njerëzore. Mënyra kushtore ë’ e duhur sepse në të shkuamet Konferenca ndërkombëtare për klimën u morën zotime, pra të panderuame: nga niveli i pushtetit të atyre çë do të i marrin pjesë mund të ndëlgohet sa vullim do të kenë të gjejnë vendime të vlefshme.
Nanimë kemi arrënë(/itur) në një fazë në të cilën ndotja aktuale rritet te Vendet në rritje kurse ka prirje të pakësohet në Vendet të zhvilluar: por, te këta të sprasmit, për shembull, përqindja e ndotjes për banor ë’ shumë më e lartë. Më i vështirë të ndëlgohet rriedhimi nga llargu, ku ndotja prodhuar në një krahinë vete e shfaqet me mijëra kilometre llargu, si për shembull ndotja e ujit të Danubit në Bazel, Vjenë, Budapest çë arrën Dejtin e Zi dhe derdhet te Mesdheu nëpër Bosforin. Te zonat e buta rryma shumë të shpejta mbartin të stërmadhe sasì ajri, përgjegjëse për klimën dhe për mundësìnë të rrohet te brëndësìa e kontinentevet dhe nanì për shpërndarjen edhe e ndotësvet atmosferik.
E prijtur (prirë) më parë nga ‘klubi i Romës’ te vitet pesëdhjetë, Gjykata e Lartë çë nga vitet shtatëdhjetë e shekullit të shkuam mori vetëdije se për të përballuar problemin rritës duhej të krijohej një specifike jurisprudencë ndërkombëtare. Është të atyre vite nxitimi i Janit Pali II për një ‘rikthim ekologjik’. Papa Frangjishku, ka pak, tek Enciklika ‘U lavdofsh’ zgjeron konceptin e ndotjes ku ekologjìa ë’ në vetë një ‘e tërë’, domethënë çë përmban ambient, kulturë, ekonomì dhe jetë të përditshme drejtuar ndaj të mirës së përbashkët dhe ndaj drejtësìsë ndër brezet.
Një herë kur lëhej një bir fytepsej një bime(/ë) arre. Por kush mbiell më sot një bime akacieje për të zëvendësuar atë të djegur për të zier të mjerën supë melekuqeje të gjindes së varfër te Saheli shterpë? Kur llojasim se pak më ndanxë se 1000 km më shumë se 3 metre shi përmbytin zonën ekuatoriale  dy herë te viti. Pa mbajtur mend se zgjerimi rritës se shkretëtirës merr pjesë më llargu se 2000 km për të i bërë ndryshime klimës mesdhetare bashkë me ndotjen evropiane. E Dejti Yn bëhet një e kalbët masë uji ku vdesin peshqit mbytur nga mungesa e oksigjenit dhe nga pakësimi i vet të mbrojtjevet imunitare.
Nga ana e politikës ndërkombëtare dhe nga ajo lokale të qëndruarit pa folë ngjera nanì dhe të nënvleftësuarit rëndësìnë e situatës do të kushtojë sakrifice(/a) të rënda popullsìsë, detyruar në një spartane thjeshtësì të prerë por shpëtuese për planetin tënë.

Në Paris bota politike do të marrë shënim se pothuajse arrëjtëm ‘pikën kritike pa mundësì kthimi’? Do të arrëjë te një marrëveshje detyruese për të gjithë për ruajtjen e klimës me ‘objektive të matshme’ të arrëhen në ‘qëronje të  përcaktuame’? I duhen teknologji të reja dhe idè krijuese çë përmirësofshin rendimentet e makinavet termike dhe për të zgjeruar riciklimin e plëhravet. Kanë të bëhen shumë gjëra, ka të: ngështohet konsumizmi dhe individualizmi të çdo Vendi, edukohet për respektin e ambientit, nxiren ligjë për mbojtjen e tij, përjashtohen bashkimet e Fluorit, shkatërruesit e Ozonit stratosferës, përballohen me më vendosmërì sfidat e lidhura me pyjet, me bujkësìnë, me peizazhin dhe me ushqimin, bonifikohen dejtet çë u bërën nanimë ‘kloaka’ dhe ka të bëhet sa më i efektshëm dhe të shpejtë, në planin juridik, dokumenti përfundimtar i konferencës së Parisit. Qeverìtë e ndershme dhe serioze nëse thonë se duan të pengojnë katastrofën klimatike, nanì  kanë t’e dëftojnë. 

Chi inquina paga
Conferenza internazionale di Parigi sul clima: la COP21
Solo qualche ‘addomesticato’ esperto ormai si ostina a negare l’evidente malessere che opprime la salute del nostro pianeta. Si sa, certi affari e interessi possono esser lesi gravemente se si vanno ad attuare provvedimenti di salvaguardia per il globo terrestre. La prudente cautela con la quale lentamente si è andata affermando l’idea che l’uomo sia in grado di distruggere la vita sulla Terra ha richiesto più di sessant’anni, per far cadere il muro dell’iniziale incredulità pressoché totale. Alla fine, dinanzi all’evidenza ma tra innumerevoli reticenze, è diventato pensiero comune che qualcosa debba essere fatto da tutti i Paesi per scongiurare la possibile catastrofe planetaria prossima.
La speranza ora va alla prossima Conferenza internazionale di Parigi sul clima: la COP21. Questa è la ventunesima conferenza annuale delle parti, l’organo della Convenzione quadro delle Nazioni Unite sui cambiamenti climatici, il trattato che conta l’adesione di 196 Paesi e che ha aperto alle firme durante la Conferenza sull’ambiente e lo sviluppo di Rio de Janeiro, in Brasile, nel 1992. La prima Cop si è tenuta nel 1995. Ecco perché quella che si tiene a Parigi dal 30 novembre all’11 dicembre 2015 è la numero 21. Qui i rappresentanti dei Paesi prenderanno decisioni che dovrebbero rallentare l’inquinamento prodotto dalla attività umana. Il condizionale è d’obbligo perché nelle passate Conferenze internazionali sul clima si presero impegni, poi non onorati: dal livello di potere di chi vi parteciperà si potrà capire quanta volontà vi sia di trovare risoluzioni efficaci.
Siamo ormai giunti ad una fase in cui l’inquinamento attuale cresce nei Paesi emergenti mentre tende a diminuire nei Paesi sviluppati: però in questi ultimi, ad esempio, il tasso di inquinamento per abitante è di gran lunga superiore. Più difficile è comprendere la ricaduta a distanza, dove l’inquinamento prodotto in una regione va a manifestarsi a migliaia di chilometri di distanza, come per esempio l’inquinamento delle acque del Danubio prodotto a Basilea, Vienna, Budapest che raggiunge il Mar Nero e si spande nel Mediterraneo attraverso il Bosforo. Nelle zone temperate flussi velocissimi trasportano enormi quantità d’aria, responsabili del clima e della vivibilità all’interno dei continenti ed ora della diffusione anche degli inquinanti atmosferici.
Preceduta negli anni cinquanta dal ‘Club di Roma’, già negli anni settanta del secolo scorso la Corte di Cassazione si rese conto che per affrontare efficacemente il crescente problema occorresse creare una specifica giurisprudenza internazionale. È di quegli anni la sollecitazione di Giovanni Paolo II a una ‘conversione ecologica’. Papa Francesco, da poco, nella Enciclica ‘Laudato si'’ amplia il concetto di inquinamento dove l’ecologia è in sé ‘integrale’, cioè che contiene ambiente, cultura, economia e vita quotidiana indirizzata al bene comune e alla giustizia tra le generazioni.
Un tempo alla nascita di un figlio si piantava un albero di noce. Ma chi semina oggi l’albero di acacia per rimpiazzare quello arso per cuocere la misera minestra di sorgo della povera gente dell’arido Sahel? E pensare che a meno di 1000 km più di 3 metri di pioggia inondano la zona equatoriale due volte l’anno. Senza contare che la maggiore estensione del deserto concorre ad oltre 2000 km di distanza a modificare il clima mediterraneo insieme con l’inquinamento europeo. E il Mare Nostro si riduce in una putrida massa d’acqua dove muoiono i pesci  asfissiati dalla mancanza di ossigeno e dalla propria carenza di difese immunitarie.
Da parte della politica internazionale e di quella nostrana avere finora taciuto e sottovalutato la gravità della situazione costerà duri sacrifici alla popolazione, costretta ad una drastica frugalità spartana ma salvifica per il nostro pianeta.
A Parigi il mondo politico prenderà atto del quasi raggiunto ‘punto critico di non ritorno’? Giungerà ad un accordo vincolante per tutti sulla salvaguardia del clima con ‘obiettivi misurabili’ da raggiungere in ‘tempi definiti’? Occorrono nuove tecnologie e idee creative che migliorino i rendimenti delle macchine termiche ed estendere il riciclo degli scarti. Sono molte le cose da fare: limitare il consumismo e l’individualismo di ogni Paese, educare al rispetto dell’ambiente, emanare leggi rigorose per la sua protezione, bandire i composti del Fluoro, distruttori dell’Ozono della stratosfera, affrontare con più decisione le sfide legate alle foreste, all’agricoltura, al paesaggio e al cibo, bonificare i mari ormai ridotti a cloache e rendere il più possibile efficace e tempestivo, sul piano giuridico, il documento finale della conferenza di Parigi. I governi onesti e seri se dicono di voler impedire la catastrofe climatica, ora devono dimostrarlo.