Periodicamente riporteremo stralci di articoli di lingua inglese, francese, spagnola e pure albanese. Sforzarsi a capire aiuta ad imparare la lingua.
Gli argomenti saranno di politica, economia e scienze, comunque brevi.
Zëri i Kosovës
është gazetë shqiptare në Kosovë,
KOLIQI
ringjalli ndërgjegjen arbëreshe
25
GUSHT 2017 • 08 : 30 • AUTORI: BARDH FRANGU
SHPËRNDAJE:
Arbëreshi
nga Sicilia, Zef Kjaramonte (1946), është njëri nga arbëreshët
më të vjetër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë
dhe Kulturës Shqiptare që tani për herë të 36 mbahet në
Prishtinë.
Për
gazetën "Zëri"
Zefi ka folur me pasion për historinë dhe përpjekjet e
mbijetesës identitare të arbëreshëve të Italisë. Si studiues i
Evropës Lindore është pajisur me njohuri të shumta për Ballkanin
e në veçanti për shqiptarët. Duke studiuar "Mesharin" e
Buzukut nga këndvështrimi historik, Zefi ka mësuar shumë për
historinë e shqiptarëve në përgjithësi dhe të arbëreshëve në
veçanti.
I
lindur në Santa Kristina Gela të Sicilisë, ka kujtuar fëmijërinë
e tij, përkatësisht moshën kur për herë të parë ka nisur të
interesohet për identitetin e tij.
"Deri
në moshën 11 vjeçare nuk e dija pse flisja arbërisht, ndërsa na
quanin grek. Pas klasës së pestë shkova në një shkollë të
horës së arbëreshëve që ndodhej katër kilometra larg. Atje,
nipi i Pal Skiroit, zbuluesit të "Mesharit" të Buzukut,
Papa Gjergji Skiroi, një herë në javë na jepte mësim në
arbërisht. Këtu mësuam si shkruhet arbërishtja. Dhe mund të them
se nga kjo kuptova se kush jam", thotë Zefi, i cili tashmë jo
vetëm që e flet për mrekulli gjuhën shqipe, por edhe merret me
studimet rreth saj.
Kujton
Zefi pastaj kalimin tek Manastiri Greto Fortes, që ishte një lice
klasik, ku mësohej edhe arbërishtja. Po në kujtesën e tij si
përmendore qëndron figura e Ernest Koliqit, me të cilin u njoh dhe
u miqësua në kolegjin grek. "Ditën e shtunave vinte Ernest
Koliqi dhe na mbante mësim në gjuhën shqipe. Kishte edhe arbëresh
të tjerë që ndiqnin mësimet e Koliqit. Koliqi nuk na mësonte
vetëm gjuhë, por edhe histori të shqiptarëve. Në këtë mënyrë
na e forconte ndjenjën kombëtare. Them me sigurinë më të madhe
se Koliqi ringjalli ndërgjegjen arbëreshe. Na motivoi të shkruanim
edhe në revistën e tij "Shejza". Kështu shumë arbëreshë
u bënë bashkëpunëtorë të revistës së tij", kujton Zefi,
ndërsa flet me shumë admirim për punën e palodhshme të Koliqit,
të cilin në këtë mënyrë edhe e kishte bërë mik të dashur
shumë.
Zefi
kujton sesi pesëqindvjetori i vdekjes së kryeheroit të
shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kishte ndikuar shumë
jo vetëm në forcimin e identitetit të tij, por edhe të
arbëreshëve në përgjithësi.
"U
bë një manifestim i madh në Romë, por edhe në Sicili. Për herë
të parë në Bazilikën e Shën Pjetrit u mbajt meshë në
arbërisht. Kjo bëri që të krijohet një frymë e re tek
arbëreshët. Në këtë manifestim të madh edhe njoha fytyrat më
të rëndësishme të diasporës shqiptare", shprehet me
nostalgji Zefi.
Për
Kosovën thotë se për herë të parë ka dëgjuar nga një pejan që
e ka takuar në sheshin e Roms, ndërsa vizita e tij e parë ishte në
vitin 1976.
"Ai
që më priti në Kosovë ishte Ymer Jaka, ndërsa u njoha me emra të
rëndësishëm të dijes dhe kulturës shqiptare, si me Idriz Ajetin,
Ali Aliun, Esad Mekluin, Anton Çettën, Mark Krasnqin, Ibrahim
Rugovën, etj. Po Simon Shirokën e bëra mikun tim më të mirë",
kujton Zefi.
Me
Rugovën kishte një raport më të veçantë, sepse kishte pasur
rastin të ishte edhe përkthyes i tij. "Si korrespodent i
radio Vatikanit që isha, dola dhe prita refugjatët që erdhën
nga Kosova në Itali. Kur erdhi t'i vizitojë Rugova, unë përktheva
për të, ndërsa ai në shenjë miqësie tha si me shaka se unë
isha përkthyesi i tij personal", kujton Zefi, duke folur më
gjatë për përvojat e tij me refugjatët nga Shqipëria në vitin
1991 dhe me refugjatët nga Kosova në vitin 1999.
"U
thosha edhe atyre në Itali se refugjatët shqiptarë nga Shqipëria
dhe Kosova nuk ishin të njëjtë. U thosha se këta nga Kosova kanë
ikur nga dhuna e okupatorit dhe me t'u çliruar vendi i tyre do të
kthehen të gjithë. Dhe kështu ndodhi vërtet", kujton Zefi
atë kohë të dyndjes së madhe të shqiptarëve.
Arbëreshi
nga Sicilia e pranon se Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën,
Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka pasur ndikim të
jashtëzakonshëm tek arbëreshët. Ndërsa në pyetjen tonë se cila
është gjendja aktuale e arbëreshëve të Italisë, Zefi vihet në
një dilemë të madhe.
"Dy
tendenca zhvillohen njëkohësisht; ajo e ruajtjes dhe ajo e
zhdukjes. Kjo është më shumë në duart e politikanëve të dy
shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, në veçanti të atyre të
Shqipërisë, të cilët duhet të bëjnë më shumë për arbëreshët
e Italisë. Po vështirë është të kërkosh më shumë nga
politikanë inferiorë, që në Itali vijnë si lypsa. Dihet se ne
arbëreshët jemi ortodoks me Romën, ndaj ka rëndësi shumë që
nëpër kishat tona mesha të mbahet në arbërisht dhe kjo e drejtë
duhet t'u takojë arbëreshëve", shprehet Zefi shumë skeptik
për të ardhmen e këtij komuniteti.
Ai
në seminarin e 36-të vjen me një kumtesë shumë të rëndësishme
për gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Zefi do të lexojë një
kumtesë që ka të bëjë me mbishkrimet në gjuhën arbëreshe,
dëshmi këto që faktojnë më së miri qenien arbëreshe në Itali
dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur identitetin arbëresh.
Kumtesën e tij Zefi e ka ilustruar edhe me foto nga vendet ku
ekzistojnë këto mbishkrime. Sipas këtij
arbëreshi
të pasionuar për gjuhën dhe kulturën shqiptare në përgjithësi,
mbishkrimi më i vjetër është ai AS TRUAR GEZUAR, që gjendet afër
pallatit Matranga në Horë të arbëreshëve.
"Tek
arbëreshët e Sicilisë mund të vërehet se arbërishtja është
përdorur ndoshta edhe përpara botimit të "Mësuarës së
krishterë" të Lekë Matrangës", pohon Zefi i
impresionaur me trashëgiminë arbëreshe, por njëkohësisht edhe i
dëshpëruar për të ardhmen e saj./ZERI/.
©
ZËRI.INFO
Nessun commento:
Posta un commento