mercoledì 28 maggio 2014

AAA vëllazërì kërkohet - AAA fraternità cercasi. La mia Europa di ... ... Paolo Borgia

Zëmbër, romanin e De Amicisit, e zglodha në 1953, si nxënës i kujdesshëm sapo të imigruam Tyrin.
Ish ambientuar te një qytet çë më dukej se e shihja te rrugët ku luaja e te shpia ku banoja pesëdhjetë metre nga i pari parlament italian. Qyteti ngë ish ndarë edhè në lagje të kataloguame për klasa  shoqërore. Pallac/tet te kati përdhes kishin dyqane (putilla) dhe te tremet (oborret) ofiçina, kati një i gjymsuam ish banuar nga vetë tregtarët dhe artixhanët. Vijojë kati “fisnik”, me ballkona të mëdhenj dhe tavane të lartë. Në katet e sipërm, hyhej në shpi nga ballkoni i brëndshëm i përbashkët në fund të të cilit kish një nevojtore a la turka, edhè ajo e përbashkët. Më sipër, nën qeramidhevet, nëncatìtë: dhomëza për më të vapëqit, të ftohta te dimbri, furre të vërtetë te vera. Çdo shkallë ish një jetë, ku bashkëjetojë gjithë shoqërìa: të qosmit dhe të vapëqit. Një ngastër urbane vertikale si gjitonìa (ngastra e mirë) orizontale te hora e lënë. Kur llojas vëllazërìnë e kujtoj kështù: një shoqërì ku ngë u kish zhvilluar «një pamje ekonomike me vulën thjesht kapitaliste çë ndëlgon punën si “mallra” dhe qëllimi i ndërmarrjes po “përfitim”». Sot ngë flitet më për vëllazërìnë por ndihet nguti «të mendohet për punën dhe tregun si vende asistence reciproke dhe lulezimi njerëzor». Hereherë flitet për rritjen çë u bë e pamundshme nga kriza strukturore e ekonomìsë çë ka dëftuar një sistem bankar i nënshtruam spekulimit (banka biznesi) dhe të paaftë të mbajë lart ekonomìnë reale, çë përdor paràt e depozituame për të financuar familjat dhe prodhimin (banka tregtare). Parapëlqehet «të investohet në prone e në kapitale» sepse «jep më shumë renta (kamatë) se të investohet te ndërmarrjet. Me këtë financë zotëruese e çë bën spekulime, riqillet kapitalizmin në një nivel feudal ku renta bëhet qendra e sistemit çë shtyp punë dhe sipërmarrës». Duhej të rinisej nga miqësìa nga dashurìa për të rikrijuar lidhjet të grista “nga lufta e armatosme dhe ajo e përditshme − arsye e mungesës së ligjëvet, çë ngë shkruhen e, nëse janë shkruar, ngë respektohen.
Sa ë’ llargu vëllazërìa dhe  “kredìa etike”!
Në alternativë ka një rrenjë bashkëlidhore nga e cila merr një i thellë mendim i përbashkët politik vënë në dukje, çë i përket jo vetëm sferës politike të ngushtë por njëi umanizmi të tërë: të rindërtohet qytetin ngë ë’ po gjër e politikës së ngushtë por vendim i lirë t’i bëhet pjesë shoqërisë, ku krijohen lidhje ndër grupet e njerëzvet me më pak qosma e ata me më shumë qosma, tue vënë në disposicion të mira për të dhënë ndihmë më të vapëqvet, tue fituar një barazì nëpër vëllazërìsë.
Këta tre elemente bashkë: lirì, barazì, vëllazërì janë parakushte për jetën politike. Vëllazërìa kle vënë mënjanë o më lik harruar. Të flasësh sot për vëllazërì ka rri/eziku të jesh keqndëlguar o më lik përqeshur. Armiqësìa e vazhdueshme ndër grupet na dëfton krizën e thellë çë ësht’e rron politika. Ajo ndjek prirjet e zgledhësvet në vend të parashtrojë programe serioz dhe llargpamës, transformon problemet politik në çështje policìe dhe rendi publik, i parapëlqen të ketë besim te armët më shumë se të i bëjë ballë arsyevet të vërteta të padrejtësìsë së brëndshme dhe ndërkombëtare, vëhet në disposicion interesave ekonomik kolosal çë shkaftojnë çfarëdo kontrolli. E gjithë kjo ë’ shmangie nga politika, kujt nganjerì ngë ë’ më i gatshëm për të vendosur interesin e vet privat “particulare” prapa, për të marrë ato të mira çë mën’t’arrëhen vetëm me një veprim solidar me tjerët. Bëhet fjalë për t’u caktuar një bashkëlidhje miqësìe, themeluar mbi përfitimin, kur ky ë’ e mira e të gjithëve, e realizueshme racionalisht dhe çë e bën i mirë qytetin. Qyteti, ku jetohet me një punë të ndershme, te sigurìa vetjake, te rinjohja e meritavet të veta, ku njerìu ë’ qytetar sovran jo nënshtetas. Bëhet fjalë për të pajtuar, te një kontekst kundërshtimi zotërues, interesin privat me të mirën e gjithëve, mu (pikërisht) kur ajo çë mbizotëron ë’ pandjeshmërìa për vuajtjen dhe në çdo moment zë fill një nënshtrim shortit të ri dhe urrejtja, dy format lufte: kundër vetes o kundër tjerët. Si na rrëfyejnë  lajmet e ditëvet tona.


Na duhet respekti për njëshin njerì, të krijojmë një projekt të përbashkët, një ligjë paraç/baras për të gjithë dhe çë të vëjë te vendi (rivendosë) drejtësìnë, një shpërndarje të paanësme të burimevet. Na duhet se të kijohet hapësira për të bërë të mëndshëm për brezat të rinj çë duan të bëjnë një familje të mën’të kenë një shpi dhe një punë, për të bërë të mëndshëm kujt do të studiojë të mën’të ketë libre dhe shkollë dhe gjithëve rrugë dhe hekurudhë dhe rregulla të sigurta, kështù çë nganjerì lirisht mën’të realizojë thërritjen e vet, me bashkëpunimin koral e shoqërìsë, tue rimarrë besimin njeri tjetri. ___5.14

Cuore, il romanzo di De Amicis, lo lessi nel 1953, da diligente alunno appena immigrato a Torino. Era ambientato in una città che mi pareva di vedere nelle strade in cui giocavo e nella casa in cui abitavo a cinquanta metri dal primo parlamento italiano. Ancora la città non era divisa in quartieri catalogati per ceti sociali. I palazzi al pianterreno avevano botteghe ed nei cortili officine, il piano ammezzato era abitato dagli stessi negozianti e artigiani. Seguiva il primo piano “nobile”, dai grandi balconi ed alti soffitti. Nei piani sovrastanti, s’entrava in casa dal balcone interno comune, in fondo al quale c’era una latrina alla turca, anch’essa comune. Più su, sotto il tetto spiovente, le soffitte: piccole camere per i più poveri, fredde d’inverno, veri forni d’estate. Ogni scala era un mondo, in cui conviveva tutta la società: ricchi e poveri. Un vicinato urbano verticale come la “gjitonìa” (buon vicinato) orizzontale del paese nativo. Quando penso alla fraternità la ricordo così: una società in cui non s’era svilupppata «una visione economica di stampo puramente capitalistico che concepisce il lavoro come “merce” e il fine dell’impresa nel mero “profitto”». Oggi non si parla più di fraternità ma si avverte l’urgenza di «ripensare al lavoro e al mercato come luoghi di mutua assistenza e di fioritura umana». Qualche volta si parla di crescita resa impossibile dalla crisi strutturale dell’economia che ha mostrato un sistema bancario succube della speculazione (banche d’affari) e incapace di sostenere l’economia reale, quell’usare i soldi depositati per finanziare le famiglie e la produzione (banche commerciali). Si preferisce «investire in patrimoni e in capitali» perché «rende di più che investire nelle imprese. Con questa finanza dominante e speculativa, si riporta il capitalismo ad un livello feudale dove la rendita diviene il centro del sistema che schiaccia lavoro e imprenditori ». Occorrerebbe ripartire dall’amicizia dall’amore per ricreare i legami lacerati “dalla guerra armata e quella quotidiana” − causa dell’assenza delle leggi, che non si scrivono e, se scritte, non si rispettano.
Come è lontana la fratellanza e il “credito etico”!
In alternativa c’è una radice relazionale a cui attinge un profondo pensiero comune politico messo in luce, che attiene non solo alla sfera politica ma ad un umanesimo completo: ricostruire la città non è soltanto affare di politica ristretta ma libera decisione di appartenere alla società, in cui creare legami tra i gruppi meno abbienti e quelli più abbienti, rendendendo disponibili beni per soccorrere i più poveri, ottenendo una uguaglianza attraverso la fraternità.
Questi 3 elementi insieme: libertà, uguaglianza, fraternità sono le precondizioni per la vita politica.
La fraternità è stata accantonata se non dimenticata. A parlare oggi di fraternità c’è il rischio di essere fraintesi se non derisi. La continua ostilità tra i gruppi ci mostra la profonda crisi che sta vivendo la politica. Essa insegue le inclinazioni degli elettori anziché proporre programmi seri e  lungimiranti, trasforma i problemi politici in questioni di polizia e ordine pubblico, preferisce affidersi alle armi piuttosto che affrontare le vere cause dell’ingiustizia interna ed internazionale, si rende disponibile ad interessi economici giganteschi che sfuggono ad ogni controllo. E tutto ciò è deviazione dalla politica, a cui ciascuno non è più disposto a posporre il proprio interesse privato “particulare”, per conseguire quei beni che si possono raggiungere soltanto con una azione solidale con gli altri. Si tratta di stabilire una relazione di amicizia basata sull’utile, quando questo è il bene di tutti, realizzabile razionalmente e che rende buona la città. Città, in cui vivere nella fiducia con un lavoro onesto, nella sicurezza personale, nel riconoscimento dei propri meriti, in cui l’essere umano è cittadino sovrano non suddito. Si tratta di conciliare, in un contesto di avversione dominante, l’interesse privato e il bene di tutti, proprio quando a prevalere è l’insensibilità alla sofferenza e ad ogni istante sorge nuova rassegnazione ed odio, le due forme di guerra: contro se stessi o contro gli altri. Come ci raccontano le cronache dei giorni nostri.
Abbiamo bisogno del rispetto del singolo uomo, di creare un progetto comune, di una legge uguale per tutti e che ristabilisca la giustizia, di una equa distribuzione delle risorse. Abbiamo bisogno che si crei lo spazio per permettere alle nuove generazioni che vogliono formarsi una famiglia di poter disporre di una casa e un lavoro, permettere a chi vuole studiare di poter disporre di libri e scuole e a tutti strade e ferrovie e regole certe, in modo che ognuno possa liberamente realizzare la propria vocazione, con la collaborazione corale della società, recuperando la fiducia gli uni negli altri._5.14

Nessun commento:

Posta un commento