mercoledì 8 agosto 2018

Consolidate certezze mostrano i piedi di argilla. .....di PAOLO BORGIA


Era una sorta di gara alzarsi prima dell'alba nella prima quindicina di agosto 
e salire per la ripida strada che porta alla chiesina di Maria Odigitria 
per partecipare alla Divina Liturgua. 
Le ragazze vi attiravano i ragazzi, che poi 
andavano al lavoro. Le signore interpretavano le altre signore e i ragazzini 
raccoglievano le mandorle dagli alberi vicini e ne rompevano il 
guscio con una pietra sui muretti. 
Il sole nasceva come ogni giorno. Le notizie giungevano
 a Hora con le sottili lettere 'par avion' degli emigranti.

Paolo Borgia



Qark i shkurtur


E pe si u shkatarrua bota? Nga nja gjashtëdhjetë vjet kish një rritje relative e qetësisë, të së mirës së përgjithshme dhe të mirëqenies vetjake, por shi se një atentat i stërmadh prish dy rrokaqiej dhe gjithë gjindja, çë ish atje brënda, vdes e penguar nga zjarri. Një “shok” çë i bën një përshtypje të thellë botës, e cila kthehet të ketë dre dhe është kështu se gjindja pranon të rëndin kufizim të lirisë së vet të pastajmë qarkullimi. Por çë nani, zbulohet se gjysma e botës ndodhet në gjëndje lufte të brëndshme o është e interesuar nga konflikte kurrë të shpallur me shtetet kufitare.
Kle kështu se kemi zbjerrë besimin te njeriu dhe ndaj institucionevet. Ngë ka më lafje, lidhje ndër brezat, është tjetër ngjera edhe të menduarit, gluha. Çdo përvojë ngë ka më vlerë. Mosnjerì ka më të llargëtën përvojë sepse gjëndjet dhe konteksti ndërrojnë vazhdimisht dhe gjërat e reja shpejt nxierin jashtë të njohururat, çë patjetër ende e vjetëruara ngë janë. Bindje dhe sigurì të ngurtësuara vënë në dukje këmbë deltinake/bajte.
Përmbysje pushtetesh zënë papritur të fshehtat qendra krijimi të pranimit shoqëror dhe vënë shtypin servil me krahë te muri. Skenarë të jashtëzakonshëm edhe vetëm në fund të shekullit XX e çë ndoshta i bërën mat ato nanimë shterpe liturgjì popullorizuese të zbrazura nga përmbajtja politike, përmbysin vetëtimthi realitetin, tue zhvendosur analistë me cilësi të mira.
Ka ca qërò, çë thuhet se e vërteta ngë ekziston dhe ndoshta kjo mënd të jetë e vërtetë për mendime, idé, gjykime. Por për faktet jeton një e vetme alternative tregimit korrekt çë ë’ gënjimi. Ndoshta teoria e praktika e ‘kreotit’ shket nga krahët, ngë rrënjos më te mendja pa përvojë e masavet në të vazhueshmin të furishmin kërkim të njëi emancipimi të vërtetë sociokulturor, baza e vërtetë çë bën të pranueshme një varfërì të nderuame. Ndoshta pyetja njohjeje mënd të jetë sot pikënisja e thyerjevet vertikale të opinionit shoqëror jo më zënë te qenglat e alibìsë së ‘natyrës së ndërlikuame’ dhe çë ka besim tek intuita e vet, ‘tue mos ia pasur besë’ te mendimet e qendravet nanimë të ngatërruame në çdo lloje manovrash të fshehta. Kjo ‘gjëndje rrënuese e jashtëzakonshme’ shtrëngon studiuesit e çdo kulture të kërkojnë shkaqet e fenomenit të kryengritjes.
Njeriu, nanimë i vetëm, zbulon dobësìnë e vet dhe kërkon të plotësojë duhmën të gjejë ndonjerì çë e mendon si ai. Natyrisht lehet konflikti me gjithë ata çë ngë e mendojnë njëlloj te një e përjetshme ndeshje fraksioniste brënda shoqërìsë përherë llarguese.
Ky copëzim siell ca ngadalësì te funksionimi demokratik dhe shtyn ndaj kërkimit autoritar i cili në mënyrë e pashmangshme pranon një ‘manipulim’ më të madh të popullsìsë. Natyrisht globalizimi
çë pjesërisht ka lejuar një e sigurt hapje ekonomike, në të njëjtin qërò vuri te altari ‘kapitalistin’ herò, patjetër jo filantrop, as altruist, çë shfrytëzon, zhvendos -çlokalizon- dhe ndoshta copëton gjëndjen shoqërore. Ndoshta kjo siell njeriun të themelojë njëjtësìnë e vet mbi të lashtat vlera çë kërkohen të dërmohen nga kultura e sotme mbisunduese: fillim, gluhë, familje dhe makar etnì. Njeriu, punëtor o mikroborgjez ndihet duruar, pësuar dhe nga përulja konsekuente lehet një i egër ribarbarizim. Ndoshta ë’ dreja çë e bën intolerant njeriun. Por cila ë’ kanosja? Nëse jo përceptimi i njëi sistemi dhe njëi ekonomìe të ‘mashtruame’, përfillur si shkak rritjeje të varfërìsë së kushtevet jetese. Kësaj i vete shtuar fajësimi se kihet një pamje ekzistenciale prapanike.
Për të bërë më e rëndë situatën ka, shoqe e varfërìsë, njëfarë hollim të shoqërìsë solidare, ka një pakënaqësì e mërijtur e përgjithësuame. Ndihemi impotent dhe kërkojmë cjapin e flijës, te gratë, tek imigranti, te pakicat, etj, Ndihemi të braktisur.
Te kjo botë olistike -e ngatërrruar-, ku një financë ‘abstrakte’ dhe ‘miz/xore’ ë’ vënë ‘në qendër’ të imagjinarit të përbashkët, do të duhet edhe të niset të mendohet për të ardhmen pa dre! E na çë banojmë te ‘qendra’e botës gjithë tjetër se imagjinar -Mesdhe, tue përfshirë Dejtin e Zi- duhet të gjejmë rastin e jashtëzakonshëm t’e bëjmë një mundësì ripërhapjeje dhe sfide të djepit të kulturës. Bëhet fjalë të arrihet te një kompromis ndër akumulim dhe ndarje fitimesh. Tue parafrasuar B. Latour, njerëzit me peshë e dinë sa ë’ e rëndësishme situata e sa të jetë të kotë të stiset një fortesë të artë ku të mbillemi brënda, mosgjë mban një kryengritje të atyre lënë mënjanë, ngë janë mure në gjëndje të shërojnë nga katastrofat pranë së ardhshmes.

Prandaj kthejmë vrejtjen ndaj së ardhmes atje ku etërit tanë vënin shpresat e tyre. Jemi në lartësìnë të mundim drenë, kthehemi të jemi të zot të gjellëvet tona, të vlerës tënë dhe të dinjitetit tënë, vëmë përsëri në nivelin e lartë ‘burrin dhe gruan’ dhe shpinë e tyre.

Borgia 

Cortocircuito

Hai visto come s’è disfatto il mondo? Da una sessantina d’anni c’era una relativa crescita della tranquillità, del bene comune e del benessere personale, ma ecco che un gigantesco attentato distrugge due grattacieli e tutta la gente, che c’era là dentro, muore imprigionata dal fuoco. Uno “shock” che colpisce il mondo, che torna ad avere paura ed è così che la gente accetta la greve seguente limitazione alla propria libertà di circolazione. Da adesso, però, si scopre che la metà del mondo si trova in belligeranza interna o interessata da conflitti mai dichiarati con i vicini stati.
Così abbiamo perso la fiducia, nelle persone e nei confronti delle istituzioni. Non c’è più dialogo, comunicazione tra le generazioni, è diverso persino il pensiero, il loro linguaggio. Ogni esperienza non ha più valore. Nessuno ha più la remota esperienza perché situazioni e contesto cambiano di continuo ed il nuovo elimina rapidamente il noto, che ancora vecchio di certo non è. Consolidate certezze mostrano i piedi di argilla.

Rovesciamenti di potentati sorprendono le occulte centrali di generazione del consenso e mettono la stampa servile con le spalle al muro. Scenari sorprendenti anche solo alla fine del secolo XX e che forse hanno dato scacco matto alle ormai sterili liturgie divulgative svuotate di contenuto politico, capovolgono improvvisamente la realtà, spiazzando analisti qualificati.
Si dice da tempo che la verità non esiste e forse questo può essere vero per le opinioni. Ma per i fatti esiste una sola alternativa alla corretta narrazione che è la disinformazione. Forse la teoria e la prassi del “creoto” scivola sulle spalle, non attecchisce più nella ignara mente delle masse alla costante frenetica ricerca di una emancipazione socioculturale vera, il vero fondamento che rende accettabile anche una dignitosa povertà. Forse la domanda di conoscenza può essere alla base delle odierne fratture verticali dell’opinione pubblica non più irretita dall’alibi della “complessità” e che ora si affida al proprio intuito, “diffidando” dei pensieri delle centrali ormai compromesse in ogni sorta di nascoste manovre. Questa ‘eversiva emergenza ‘costringe studiosi di ogni cultura a cercare le cause del fenomeno di ribellione.
L’uomo, ormai solo, scopre la propria fragilità e cerca di soddisfare il bisogno di trovare qualcuno che la pensa come lui. Naturalmente nasce il conflitto con quanti non la pensano allo stesso modo in un perenne scontro fazioso interno alla società sempre divergente.
Questa frammentazione porta ad una certa lentezza del funzionamento democratico e spinge alla ricerca autoritaria che inevitabilmente consente una maggiore “manipolazione” della popolazione. Naturalmente la globalizzazione che in parte ha consentito una certa apertura economica, nello stesso tempo ha messo sull’altare “il capitalista” eroe, certo non filantropo, né altruista, che sfrutta, delocalizza e forse smembra lo stato sociale. Forse questo porta l’uomo a fondare la propria identità sugli antichi valori che si cerca di sbriciolare dalla cultura odierna imperante: origine, lingua, famiglia e magari etnia. L’uomo, operaio o piccolo borghese si sente tollerato, sopportato e dalla conseguente umiliazione nasce un violento reimbarbarimento. Forse è la paura a rendere l’uomo intollerante. Ma quale è la minaccia? Se non la percezione di un sistema ed una economia “truccati”, viste come causa di aumento della povertà delle proprie condizioni di vita. A ciò va aggiunta la accusa che si ha una visione esistenziale retrograda. 
A rendere più pesante la situazione c’è, compagna della povertà, una certa diluizione della comunità solidale, c’è una risentita insoddisfazione generalizzata. Ci si sente impotenti e si cerca il capro espiatorio, nelle donne, nell’immigrato, nelle minoranze, ecc. Ci si sente abbandonati.

In questo mondo olistico, dove un’‘astratta’ e ‘crudele’ finanza è posta ‘al centro’ dell’immaginario collettivo, bisognerà pur incominciare a pensare al futuro senza paura! E noi che abitiamo il “centro” tutt’altro che immaginario del mondo -il Mediterraneo, Mar Nero compreso- dobbiamo cogliere l’emergenza per farne un’occasione di rilancio e di sfida della culla della civiltà. Si tratta di giungere ad un compromesso tra accumulazione e distribuzione. Parafrasando B. Latour, i potenti sanno quanto è grave la situazione e quanto sia inutile costruire una fortezza dorata in cui rinchiudersi, nulla frena la ribellione degli esclusi, non ci sono muri in grado di salvare dai disastri prossimi venturi.
Volgiamo dunque lo sguardo verso il futuro lì dove i nostri padri collocavano le loro speranze. Siamo all’altezza di vincere la paura, torniamo ad esser padroni delle nostre vite, del nostro valore
e della nostra dignità, riportiamo in primo piano “l’uomo e la donna” e la loro casa.

                                                                                                         Borgia  


Nessun commento:

Posta un commento