martedì 22 novembre 2016

Zef Chiaramonte. Su Padre Giorgio Guzetta

Palermo, 21 Nentor 2016

Nga     korrespondenti Prof Zef Chiaramonte
Per      Radio Vatikanin- Programi shqip


Sot, me daten 21 Nentor 2016, ne Hore te Arbereshevet, selia e Eparkise Italo-Abereshe ne Sicili,u mbyllen manifestimet te programuara me rastin e 260-vjetorit te vdekjes te Sherbetorit te Perendise At Gjegj Guxeta.
Fal punes se palodhshme te tij, Arbereshet e Sicilise gezojne deri me sot trashegimine gjuhesore, demoantropologjike dhe kishtare bizantine.
Kujtojme ketu vetem kryevepren e tij: themelimi me 1734, ne Palermo, te Seminarit Italo-Arberesh, çerdha nga dollen prifterinj dhe dhespote arbereshe te denje, shkrimtare, poete, njerez te kultures, te mjekesise, te jurisprudences, …
Programi u zhvillua ne dy pjese: pjesa historike-kulturore ne te cilen referuan profesoret Françesko Altimari, Mateo Mandala dhe Shaban Sinani, dhe pjesa shpirterore qe u hape me fjalen e Dhespotit Imzot Gjergj Dhimiter Gallaro dhe vazhdoi me referimet e pifterinjeve Torçivia dhe Kastanja.

Pas shtejterimit te Nene Terezes dhe lumnimin e 38 Martireve te komunizmit, programi eshte mbajtur pikerisht per te shpejtuar procesin e lumnimit te At Gjergj Guxetes, gje qe do te ishte nje tjeter gezim i madh, jo vetem per Arbereshet, por per mbare kombin tone shqiptar. 

Nessun commento:

Posta un commento