Papa Mateu
Më
7 mars, ditën e shtunë në orë 5 p.d. , komuniteti arbëresh i Sicilisë do
kujtojë papa Mateun Shambra, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Një simpozjum
do mbahet mu në Kishën konkatedrale e Arbëreshëve, “la Martorana”, në Palermo, ku i ndyeri ishte famullitar për
disa dekada.
Papa
Mateu, përveç se prift arbëresh i ndershëm, ishte edhe ligjirues i Gjiuhës dhe
i Letërsisë Shqipe në Universitetin e Palermos dhe bashkëpuntor i zellshëm i At
Zef Valentini-t.
Ndër
botimet e tij më me vlerë, kujtojmë Liber Brevis të Papa Kalistit, lidhur me
epokën e Skënderbeut dhe përpunimin e Arkivit të famullisë
greke-koroneze-arbëreshe të Sh. Kollit në Palermo.
Fjalën
e rastit do ta mbajë Prof. Mateo Mandalà, ligjiruesi i sotëm i Shqipes në
Universitetin e Palermos, i ndjekur nga famullitari i ri i Kishës Arbëreshe,
papa Nikola Kuçi.
Ceremonia
do marrë fund me concertin e muzikës bizantine arbëreshe drejtuar nga Profesori
i shquar shqiptar Tonin Tarnaku.
Palermo, 28 shkurt 2015
Zef Chiaramonte, korrespondent nga Sicilia
Nessun commento:
Posta un commento