domenica 11 dicembre 2011

L'imperturbabile divina logica scientifica del cosmo

E’ tempo di Natale.
Bombineli (Bambinello), su Nenneddu, Ninno, El Niño dicono Natale: a Hora, a Bitti, a Napoli fino nel Sudamerica.
 Ma “El Niño” (per la scienza “El Niño Southern Oscillation”) è anche una corrente oceanica tropicale propria delle coste occidentali dell’America Latina. C’è sempre stata una corrente strana lungo le coste Peruviane. La stranezza sta nel fatto che ogni due anni nel periodo di Natale il flusso si ferma e inverte il verso. L’acqua da calda  poi diventa fredda e il mare prima pescosissimo di sardine diventa avaro.
Il tempo sul pianeta Terra è correlato a questa oscillazione, dicono tutti gli scenziati, persino la ricca Agenzia Federale dell’Atmosfera e dell’Oceano degli USA (N.O.A.A. www.noaa).
A 10 mila chilometri da qualche parte della Polinesia si è formata un’enorme isola galleggiante di rifiuti di plastica visibile dai satelli, grande come tre Sicilie. Altri rifiuti leggeri coprono tutti i mari, soffocandoli come stagni di palude.
L’acqua dolce è stata dichiarata otto anni fa patrimonio dell’umanità.
Il mio augurio natalizio per tutti è di prendere in considerazione con rispetto il suo genitore: l’oceano.
 Paolo
L’acqua, la terra e il cielo
di Paolo Borgia
Cielo, terra e mare sono lo spazio tripartito in cui si svolge l’esistenza umana entro il solidale consorzio biologico. La consapevolezza, che questi tre luoghi sprigionano energia, spinge il primordiale uomo a costituire negli stessi luoghi un’altra realtà parallela trascendente, con cui stabilire una relazione subalterna di devozione: il sacro. Distinte dagli eventi ed arcane sono le cause: il maleficio offende gli dei.   L’uomo teme la furia degli eventi naturali, prodotti da dei in persona. Cerca di propiziarli, offrendo sacrifici all’altare su cui arde il fuoco e il dio Fuoco, Agni, perché facendo così, ritiene di sanare l’ira delle divinità a cui ha sottratto qualcosa. Ha vergogna di aver turbato l’ordine precostituito, nell’essere predatore da preda che era nel cosmo – la realtà bella. Qui non ci sono città, nè esiste la parola per designarle (nella letteratura sanscrita iniziale). Dieci mila pagine di sacri rituali meticolosi di culto ci restano, l’anima ardente di questa profonda civiltà scomparsa per sempre dall’India (cfr. Roberto Calasso, L’ardore, Adelphi Ed. Milano, 2010).
A 4600 anni dai Ŗgveda cielo, terra e mare sono la sede del divenire del tempo. Questo obbedisce alle leggi della fisica e non ha nessun sensibile ritegno etico: dire tempo cattivo, avverso, clemente è solo ipostatica interpretazione umana della realtà, delle condizioni fisiche determinanti.
Sappiamo che la ciclicità del tempo, il ricorrente ripetersi delle stagioni, sfruttate dall’uomo da almeno 20 mila anni, può essere alterata anche da una sola esplosione di un vulcano o dal comportamento colpevole dell’uomo. (Qui non si fa parola della incauta costruzione di edifici dove non si deve, del disboscamento sconsiderato dei fianchi dei monti, della mancata “manutenzione” dei terrazzamenti collinari o degli argini fluviali o dei sottoboschi). Deforestazione del Sahel da parte degli indigeni, monoculture estensive e senza l’ombra di un solo albero, sconsiderata concimazione chimica per produrre 100 quintali di grano per ettaro, ma anche concimazione del mare, si coniugano inevitabilmente con aridità e desertificazione. Grandi aree urbane e industriali senza vegetazione, riscaldamento smodato delle case, aumento continuo della potenza dei motori endotermici modificano nel profondo la composizione dell’aria e generano comportamenti climatici anomali intensi e sempre più spesso catastrofici.
Ciò, che stenta ad essere compreso e che invece è di fondamentale importanza, è l’inquinamento del mare. Più del 70% del nostro pianeta è coperto da acqua. Il livello del mare è più basso della terra emersa così l’acqua dei fiumi vi si versa spontaneamente, inquinata ormai da molto tempo. Dalla superficie del mare l’acqua esce piano piano nella atmosfera, diventa pioggia e cade lontano bagnando i continenti. L’aria penetra nel mare cedendo ossigeno e anidride carbonica. Questi due meccanismi rendono possibile la vita: sulla terra e nel mare.
Ora gli inquinanti più leggeri, presenti sulla superficie mare/aria, ostacolano questo scambio e la temperatura dell’acqua inevitabilmente cresce. Le correnti marine spargono maggiore quantità di calore e il ghiaccio dei poli si scioglie. Non solo, i cicloni sono di più e più violenti ed estesi.
Il Mediterraneo si scalda in sei mesi. Ora, però, raggiunge temperature più alte più di sette gradi e ciò basta a generare condizioni di tempo più violente e  non al tempo suo. Alghe tropicali tolgono spazio alla posidonia e la fauna ittica soffre, perdendo difese immunitarie.
Bisanzio non è la porta orientale del Mediterraneo. Il mar Nero dal Bosforo versa le sue fredde acque nell’Egeo. E quelle calde mediterranee, galleggiando, fanno la via inversa. I fiumi del Rialto Centrale Russo, il Danubio, il Po, il Rodano e il Nilo, versano nel Mare Nostrum ogni veleno e inquinante civile e industriale. E l’oceano resta cosa di nessuno mentre, lo sappiamo, è di tutti.
Per poter vivere occorre aria da respirare, acqua da bere e cibo dei campi: anche i pesci sono cibo che è donato dal mare. Ci sono voluti due secoli per inquinare il mare: ora va ripulito.
In un momento così drammatico nella storia dell’uomo che non dà ragioni di speranza alle generazioni nuove, emarginate dalla sfera produttiva, non si può non considerare un progetto “globale” che valorizzi il mare ad iniziare da un legislazione internazionale che superi il cieco interesse di parte, per prodigarsi a tutelare il mare, vero patrimonio materiale ed esistenziale dell’uomo.
L’ultima occasione per l’umanità, poi cielo, terra e mare nella imperturbabile divina logica scientifica del cosmo si rivestiranno di sacralità e pretenderanno ecatombi sacrificali dall’uomo non più predatore ma inerme preda perdente._____
Ujët, dheu dhe qielli
di Paolo Borgia
Qiell, dhe e dejt janë hapësira tripjesësh ku ndodhet ekzistenca njerëzore brënda shoqërìsë solidale biologjike. Vetëdija, se këtà tre vende lëshojnë energjì, shtyn njeriun parak të përbejë te të njëjtit vende një tjetër realitet paralel transhendent, me të cilin argatis me devocion një bashkëlidhje varësìe: të hjeruashmit. Të ndajtura nga ngjarjet dhe të mistershmet janë shkeket: të prishurit rrathët fyen hyjnìtë. Njeriu i trëmbet tërbimit i ngjarjevet natyrore, shkaktuar nga hyjtë vetë. Kërkon t’i zbutë, tue i dhënë si dhuratë flijra mbi theroren ku ë’ ndezur zjarri dhe hyji Zjarr, Agni, sepse tue bërë kështù, ka besë se shëron zëmërimin e hyjvet, të cilëvet i vodhi gjagjë. Ka turp të ketë prishur radhën e mëparshme, te të klënit plaçkitës nga plaçkë çë ish te kosmosi – te realiteti i bukur. Këtu ngë ka qytete, as jeton fjala për t’i emëruar (te sanskriti fillestar). Dhjet mijë faqe ritualesh kulti të hjeruashëm, shkruar hollësisht na qëndrojnë, fryma e ndezur e këtij qytetërimi të thellë ç’u zhduk përgjithmonë nga Indìa (khs. Roberto Calasso, L’ardore, Adelphi Ed. Milano, 2010).
Kater mijë e gjashtëqind vjet pas Ŗgveda-vet qiell, dhe e dejt janë selìa e t’u bërit të motit. Ky bindohet, merr vesh ligjët e fizikës dhe ngë ka mosnjë të ndjeshëm rezervim etik: të thuash mot i keq, i kundërt, i butë ë’ vetëm interpretim ipostatik njerëzor të realitetit, të kushtevet fizike ç’i shkak(ë)tojnë.
Dimë se cikliciteti i motit, t’u përsëriturit vit pas viti të stinavet, shfrytëzuar nga njeriu çë nga 20 mijë vjet, mënd’jetë ndryshuar edhè nga  një e vetme plasje e njëi vullkani o nga sjellja fajtore e njeriut. (Ngë bëhet fjalë këtù për të stisurit të pamatur shpi ku ngë duhen bërë, për shpyllëzimin e pamenduar të përpjetavet  të malësìsë, për lënien jashtë “mirëmbajtjen” e tarracimevet të rehjevet o të buzëvet, të pritëvet të lumenjvet o të nënpyjevet). Pyllrrëzim i Sahelit nga ana e vendësvet, monokultura të gjera e pa hjenë e njëi bime e vetme, plëhërim kimik i pamatur për të prodhuar 100 kuintale drithë, por edhè plëhërim i dejtit, bashkohen domosdò me thatësì dhe shkretim. Sipërfaqe qytetare dhe industriale të mëdhà pa bimësì, ngrohje e papërmbajtur të shpivet, rritje e vazhdueshme e fuqìsë së motorëvet endotermik i bëjnë ndryshime te thellësìa e përbërjes së ajrit dhe prodhojnë sjellje klimatike me anomalì të fuqishme dhe përherë më shpesh katastrofike.
Ajo, çë vjen vështirë të jetë ndëlguar dhe çë për kundra ka rëndësì themelore, ë’ ndotja e dejtit. Më shumë se 70% e planetit tënë ë i pështruam nga ujët. Niveli i dejtit ë’ më i ulët se dheu  i  papështruam  kështù  ujët të lumenjvet i derdhet vetvetiu, të ndotur nanimë nga shumë qërò. Nga sipërfaqja e dejtit ujët del dal’e e dalë tek atmosfera, bëhet shi dhe bie llargu tue lagur kontinentet. Ajri futet te dejti tue lëshuar oksigjen dhe anhidrid karbonik. Këtà mekanizma bëjnë e mundshme jetën: në dhe dhe në dejt.
Nanì ndòtësit më të lehtë, të pranishëm mbi sipërfaqen dejt/ajër, pengojnë këtë shkëmbim dhe temperatura e ujit domosdo rritet. Rrymat detare shpërndajnë më shumë sasì ngrohtësie dhe akulli i kësulavet polare joset. Më shumë, ciklonet janë më shumë dhe më të furishëm dhe të gjerë.
Mesdheu i vë gjashtë muaj sa të ngrohet. Por nanì arrën temperatura më të larta shtatë gradë dhe kjo mjafton të prodhojë kushte moti më të furishme dhe jo te qëroi i tij. Alga tropikale nxierin vend posidonies dhe fauna iktike (peshqit) vuan, tue zbjerrë mbrojtjet imunitare.
Bizanti ngë ë’ dera lindore e Mesdheut. Dejti i Zi nga Bosfori derdh ujrat të ftohta të tij tek Egjeu. Dhe ato të ngrohta mesdhetare, tue pluskuar mbi ato të ftohta, bëjnë dhromin e anasjellë. Lumenjtë e Ngritjes Qendrore Ruse, Danubi, Poja, Rodoni dhe Nili, derdhin te ‘Mare Nostrum’-i çdo helm dhe ndotës civil dhe industrial. Dhe oqeani qëndron gjë të mosnjeriu kurse, e dimë, është i të gjithëve.
Sa të mënd të rrojmë na duhet ajri për të marrë frymë, ujë për të pirë dhe ushqim nga arat: edhè peshqit janë ushqim çë ë’ dhuruar nga dejti. U deshën dy shekuj për të ndotur dejtin: nanì duhet shpëlajtur.
Te një moment kështù dramatik te historìa e njeriut çë ngë jep arsye shprese brezavet të reja, të mënjanuame nga sfera e prodhimit, ngë mënd të mos përfillet një projekt “global” çë vlerëson dejtin tue zënë fill nga një legjislacion ndërkombëtar çë shkon mbatanë interesit të verbër sektar, për të dhënë pa kursim mbrojtje dejtit, të vërtetë pasurì materiale dhe ekzistenciale të njeriut.
I sprasmi rast për njerëzimin, pra qiell, dhe e dejt tek hyjnorja logjikë shkencore e patundur e kosmos mbushen me hjerueshmërì dhe duan ahierna hekatomba flijore nga njeriu çë ngë ë’ më plaçkitës por e pambrojtur plaçkë humbës._____

Nessun commento:

Posta un commento