StatCounter

venerdì 16 dicembre 2016

Një popull çë vjen nga lindje - Un popolo venuto da oriente ... ... di Paolo Borgia

Un popolo arrivato da oriente

(articolo pubblicato sulla Rivista Diocesana di
Mazara del Vallo: 
N. 16 del 20 Novembre 2016: Rivista Diocesana Mazara del Vallo




Një popull çë vjen nga lindje
Nga Parku i Normandëvet, e sotmja Altofonte periferì sipër Palermës, tue u hypur për ndonjë kilometër glatë udhës automobilistike, arrihet gjithnjibashku te burimet i Belìçit të djathtë. Pas pak kilometra duket një rrafshnaltë(llanë) jo më i madh se 25 kilometra katrorë, Fusha, kurorëzuar nga një katërbrinjësh malesh, te angonat e të cilit hapen grykë ndaj botës së jashtme. Një liqen artificial pështron për një e tretë pjesën e tatëpjetë jug-lindore, kurse mbi anë perëndimore te rrëzat e malit të Picutës dhe Xaravulit, glatë tracerës bretërore për

Monreale është ngallmuar Hora, e përgjumur. Paraç/baras për gjithqish me të tjerët vendbanime kodrinore e Siçilìsë, të çudit për të shumtat klishë, të gjitha stisur te dy shekujt pas themelimit të Horës në 1488. Klisha çë më shumë bie në sy, e lehtë dhe solemne ë’ katedralja e Eparkìsë greko - bizantine së Horës së Arbëreshëvet (të Klishës së Arbëreshëvet - Albanesi d’Italia -, e dashur nga Koncili Vatican II dhe çë respekton parësìnë dashurìe e Papës së Romës).

Janë vite ata, në të cilët, ndërsa në perëndim kremtohet madhështìa e Rilindjes, në Lindjen evropiane dhe anatolìke prishet për të krishterët tragjedìa e rënies së Perandorìsë Romake të Shejte të Lindjes në sajë të veprës së trupavet osmane. Marrëdhëniet Lindje-Perëndim ishin mbajtur nga republikat detare. Ish një periudhë luftërash dhe luftiçelesh dhe kish mbi Gadishullin Italian edhe një pranì ushtarësh arbëreshë me rrogë. Këta mercenarë, si rrogë për shërbimet të tyre, mirrnin shpesh herë dhera mbi të cilat themelojnë kolonì arbëreshe. Këtyre të para imigrime do të shtohen të shumta të tjera, më të dendura refugjatësh: pak nga pak çë kapitullonin horët e Peloponesit, Ahajës dhe të tërës Arbërì, shumë preferuan të mirrnin anijet venecjane, tue rënduar qira të tepruar, dhe të strehoheshin tek e afërma mbretërì e Napulit, Vend i krishterë, ku ishin zona të mëdhà banuar pak o të zbrazëta pas mortjes së madhe të shkaktuar nga” murtaja e kryqtarvet”. 

Në ditët tona emigrojnë veta të vetme. Kurse, më parë lëviznin grupe, bashkësì me ngushëllimin e priftëravet të vet. Selìa e Shejte dhe mbreti i Napulit, megjithë i pafshehuri mosdurim të baronëvet dhe të peshkopëvet - baronë vurën në jetë çdo mjet për të mos ish penguar pritja. Respekti reciprok me popullsìtë vendëse la të porsaardhurit, “Arbëreshtë” të mbajnë e gjallë gluhën e vet dhe besimtarìnë frimëzuar nga ‘papas’ (priftëra e ritit londor). Aktiviteti kulturor ngë kle kurrë ndajtur nga jeta besimtare përbërëse të njëi e bukur pjesë të qosmës njëjtësore të Arbëreshëvet. Çë për sa ka, në të vërtetë, ata mburren se erdhën në Italì për të ruajtur besën e tyre: për gjithqish paraç/baras ma atë latine por çë shquhet për ritet liturgjike Greko - bizantine. 
Thelbi i të cilavet është sakramenti i Liturgjisë Hyjnore: teksti i të cilës shfaqet te gjithë shkëlqimi i ‘pontifikalit’ diellor sidomos për Pashkë. Te kjo rrethanë gratë mbështillen me të lashtat pethka cerimonie, i veçanti kostum mbretëror, krenarì femërore të Fushës së Arbëreshevet -